Presidenti Biden, thirrje amerikanëve të kenë besim tek bankat

13 Mars 2023 | 21:36

Presidenti Joe Biden tha të hënën se sistemi financiar amerikan është i sigurt, në një përpjekje për të injektuar besim, pas falimentimit të beftë të dy bankave. Ky zhvillim nxiti frikë për pasoja më të mëdha. “Depozitat tuaja do të jenë aty kur t’u nevojiten”, tha presidenti.

Të premten entet rregullatore amerikane mbyllën bankën “Silicon Valley”, ndërsa ajo u përball me mungesë të parash, ndërsa klientët nxituan të tërheqin depozitat e tyre, për shkak të shqetësimeve lidhur me aftësitë paguese të bankës.

Ky është falimentimi i dytë më i madh në historinë e vendit, pas asaj që ndodhi me bankën Washington Mutual në vitin 2008, e cila gjithashtu nuk arriti të përmbushë detyrimet financiare. Pas bankës Silicon Valley, edhe një bankë e dytë, banka Signature, me bazë në Nju Jork gjithashtu falimentoi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

49 persona humbin jetën nga etja në shkretëtirën e Saharasë, kamioni që udhëtonin pësoi defekt

Të paktën 49 persona kanë humbur jetën nga etja pasi kamioni me të cilin udhëtonin u prish dhe ata mbetën të bllokuar për disa ditë...
17:01 | 05/06/2026

Finlanda bllokon blerjet e pronave të lidhura me kompani kineze

Autoritetet finlandeze kanë bllokuar një seri transaksionesh pronash të lidhura me një rrjet korporatash kineze, pasi vlerësuan se vendndodhjet e tyre mund të paraqesin rrezik...
16:39 | 05/06/2026

Turqia kërkon forcimin e tregtisë së lirë në takimin e OECD-së të mbajtur në Paris

Ministri turk i Tregtisë, Omer Bolat, bëri thirrje për forcimin e sistemit tregtar shumëpalësh të bazuar në rregulla gjatë Takimit Vjetor të Këshillit të Këshillit...
16:37 | 05/06/2026