Presidenti dekreton anëtarin e 9 të Gjykatës së Lartë

30 Korrik 2021 | 15:07

Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar emërimin e gjyqtarit më të ri të Gjykatës së Lartë, Asim Vokshi.

Ai është përzgjedhur për t`u emëruar në këtë Gjykatë përmes procedurave të ngritjes në detyrë nga radhët e gjyqësorit.

Me këtë emërim të ri, Gjykata e Lartë bëhet me 9 gjyqtarë, nga 19 anëtarë që duhet të ketë.

Në arsyetimin e dekretit, presidenti shpreh rezerva për veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Kuvendit të Shqipërisë për vonesat në plotësimin e Gjykatës së Lartë.

Sipas z. Meta dukshëm “është zvarritur në mënyrë të qëllimtë” ky proces, “duke i mbajtur ata nën presion të vazhduar politik, deri sa anëtarët e Kolegjit Zgjedhor të përfundonin dhe të shpreheshin me vendim mbi procedurat ankimore që do t`u paraqiteshin si rezultat i ankimeve mbi procesin zgjedhor të 25 prillit 2021”.

Emërimi i anëtarit të 9 të Gjykatës së Lartë është përshëndetur dhe nga ambasadorja Yuri Kim, që e cilëson hap të rëndësishëm në zbatimin e reformës në drejtësi.

Asim Vokshi, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë është gjithashtu anëtar i Kolegjit Zgjedhor. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi atë në detyrë në qershor të vitit të kaluar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026