Presidenti i ATCEUC: Kontrollorët nuk duhen importuar, shohim përdorim politik

9 Prill 2021 | 10:04

Volker Dick, president i ATCEUC, Unionit Europian të Kontrollorëve tha se gjendja kritike nuk i shkaktohet vetëm aeroportit të Rinasit por gjithë vendit.

Ai u shpreh për Euronews Albania, se kemi të bëjmë me një përshkallëzim tejet të panevojshëm.

Teksa sqaroi se kishte marrë në konsideratë të gjitha lidhjet e tij me sindikatën shqiptare dhe kishte kontrolluar gjithë dosjet e mundshme, Dick tha se arriti në konkluzionin se kjo është një temë e cila çalon që prej vitit 2014 dhe nuk kishte pse të ndodhte pikërisht tani në këtë moment.

“Mundem vetëm të imagjinoj se disa elementë, institucionet, qeveria apo ministria po e përdorin këtë situatë në një kohë kur Shqipëria po shkon në zgjedhje. Më falni, po ne nuk jemi të përfshirë në politikë. Jemi një organizatë me staf profesionist dhe është në punën që ne bëjmë që të kujdesemi për profesionin tonë, për të drejtat njerëzore, shoqërore dhe profesionale,” – u shpreh Dick.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026