Presidenti i Azerbajxhanit: Nafta dhe gazi janë dhuratë prej Zotit

12 Nëntor 2024 | 13:11

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, shtet në të cilin po mbahet Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Klimën (COP29), ka thënë të martën se nafta, gazi dhe burimet tjera natyrore janë “dhuratë prej Zotit”.

Teksa ka tentuar të mbrojë vendin e tij kundër atyre që i ka cilësuar “lajme të rreme” dhe “fushatë e koordinuar mirë e sulmeve dhe shpifjeve”, Aliyev ka thënë se kombet nuk duhet të gjykohen për burimet e tyre natyrore dhe mënyrën e përdorimit të tyre.

“Më citoni kur them se kjo është dhuratë prej Zotit, dhe dua ta përsëris këtë sot para audiencës”, u ka thënë ai delegatëve përgjatë konferencës që po mbahet në Baku.

“Nafta, gazi, era, dielli, ari, argjendi, bakri, të gjitha… janë burime natyrore dhe shtetet nuk duhet të fajësohen pse i kanë, dhe nuk duhet të fajësohen për nxjerrjen e këtyre burimeve në treg, sepse tregu ka nevojë për to. Njerëzit kanë nevojë për to”.

Azerbajxhani ka rezerva të naftës ekuivalente me shtatë miliardë fuçi, dhe është një prej vendeve të para në botë që ka nisur të merret me prodhim komercial të naftës.

Prej pavarësimit nga Bashkimi Sovjetik më 1991, Azerbajxhani ka prodhuar 1.05 miliard tonë të naftës dhe pritet të rrisë prodhimin e gazit natyror edhe më tepër në dekadën e ardhshme.

Më 2022, Komisioni Evropian e ka nënshkruar një marrëveshje me Bakunë për t’i dyfishuar importet e gazit nga ky shtet, me qëllim të uljes së varësisë ndaj gazit rus – marrëveshje që Aliyev e ka përkrahur gjatë fjalimit të tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë

Një nga pronat e patundshme politike më famëkeqe në Itali thuhet se ka gjetur një blerës. Ish-kryeministri dhe ministri i jashtëm i Katarit, Hamad bin...
14:47 | 24/06/2026

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e detyruar operatorin kombëtar hekurudhor SNCB...
14:28 | 24/06/2026

Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

Kur rezultatet e referendumit të Mbretërisë së Bashkuar u shpallën në mëngjesin e 24 qershorit 2016, një valë mosbesimi u përhap në të gjithë Bashkimin Evropian (BE),...
14:19 | 24/06/2026