Presidenti i Dinamos i dha premio lojtarëve që para finales, Dita tregon sekretet: Ishim më lart se Egnatia në çdo moment
Dinamo arriti të fitonte Supërkupën e Shqipërisë teksa fitoi në shifrat 1-3 kundër Egnatias. Një fitore me shumë peshë për djemtë e drejtuar nga Ilir Daja, e cila mund të quhet padyshim një panoramë e parë e asaj që na pret në lidhje me titullin kampion pasi janë pikërisht këto dy ekipe si favoritet kryesore.
I ftuar në emisionin Kubi Sportiv që moderohet nga Drilon Xhepollari në Euronews Albania ishte kapiteni i Dinamos, Bruno Dita. Ky i fundit ka treguar sekretin e fitores duke thënë se që para finales me Egnatian, presidenti i Dinamos kishte shpërblyer lojtarët duke mos pritur fundin e ndeshjes.
“Superkupa është më shumë një trofe prestigji. E vlerësuam ndeshjen dhe e fituam. Në pjesën e dytë ishim më agresiv në sulm, por gjatë gjithë kohës ishim më lart se Egnatia, edhe në pjesën e parë. U pësua ai goli për fat të keq që na hoqi pak përqendrimin, por nuk ndikoi shumë në vazhdimësinë e lojës.
Në përgjithësi jemi të kënaqur, kemi fituar Kupën dhe Superkupën këtë vit, në Europë shkuam shumë mirë deri në Play Off, na mungon vetëm titulli i Superiores. Presidenti na shpërbleu që para dy tre ditësh në momentin e festave, na dha shpërblim dhe i jemi falenderues.
Daja? Kam punuar gjithmonë me të, në disa skuadra, ka analiza paksa të zgjatura, por janë këto analiza që na bëjnë të marrim rezultatin e duhur”, tha Bruno Dita.
Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave për bastet online
Kepi i Gjelbër shkruan historinë në Kupën e Botës, kualifikohet bashkë me Spanjën në fazën me eliminim direkt
Belgjika shkatërron Zelandën e Re, siguron kreun e Grupit G me “manita”
- 14:02 Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake
- 13:36 KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
- 13:27 Barack Obama i ka ngritur një monument vetes
- 13:18 Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
- 13:10 Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane
- 12:55 “Rama n’burg, Berisha n’burg”, Berisha komenton thirrjet ndaj tij në protestë: Janë mjeranë