Presidenti i FIFA-s në Kosovë, kujton legjendën e futbollit Fadil Vokrri

30 Shtator 2022 | 21:17

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka vizituar të premten Kosovën ku ka parë nga afër ambientet e Federatës së Futbollit atje.

Infantino është shoqëruar nga personalitete të sportit si dhe krerët e federatave të futbollit në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë nuk kanë munguar as kryeministri Albin Kurti dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Në fjalën e tij, Infantino pohoi se gjatë takimit ka folur rreth projektit të sportit në shkolla si dhe rritjen e nivelit të tij.

“Kemi diskutuar se si ta sjellim futbollin në një nivel tjetër. Ky është një vend që do të ketë suksese të mëdha në futboll si për djemtë ashtu edhe për vajzat sepse ka treguar tashmë se ka lojtarë të mëdhenj që luajnë edhe për vendet tjera meqë kanë lindur atje. Por me duhet ta bëjmë qe futbolli të rritet në Kosovë. Prandaj kemi diskutuar për futbollin në shkolla, për akademitë e futbollit, për fushat e futbollit”, tha Inantino.

Numri 1 i FIFA-s nuk mund të linte pa përmendur dhe legjendën e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

“Do doja po ashtu ta kujtoj një person që e kam njohur dhe ka qenë i afërt për mua. Ai është Fadil Vokrri i cili ka bërë shumë për vendin dhe për futbollin të cilin e kam takuar shumë më herët se sa të bëhem president i FIFA-s dhe e kam vlerësuar shumë”, u shpreh kreu i FIFA-s.

Nga ana tjetër dhe presidenti i Federatës së Futbollit në Kosovë, Agim Ademi falenderoi FIFA-n për mbështetjen.

Ndërkohë të enjten, Infantino ishte i pranishëm në Shqipëri ku mori pjesë në inaugurimin e shtëpisë së futbollit

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026