Presidenti i Koresë së Jugut: Nuk do të shmang përgjegjësitë ligjore dhe politike

12 Dhjetor 2024 | 07:17

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka mbrojtur vendimin e tij për të shpallur ligjin ushtarak javën e kaluar, duke thënë se ai e bëri këtë gjë për të mbrojtur demokracinë e vendit.

Në një fjalim që mbajti këtë të enjte, ai tha se përpjekja ishte një vendim ligjor për të “parandaluar kolapsin” e demokracisë dhe për të kundërshtuar “diktaturën parlamentare” të opozitës.

Yoon ka sugjeruar se ai nuk do të tërhiqej përpara një votimi të dytë.

“Unë do të qëndroj i vendosur nëse do të jem i fajësuar apo i hetuar, do të luftoj deri në fund”, tha ai.

Presidenti dhe aleatët e tij po përballen me hetime mbi akuzat për kryengritje dhe disa prej tyre janë të ndaluar të largohen nga Koreja e Jugut.

Nga ana tjetër, Yoon ka mohuar akuza të tilla se urdhri i tij për ligjin ushtarak ishte një akt kryengritjeje, duke pretenduar se rivalët e tij politikë tani po krijonin “nxitje të rreme” për ta rrëzuar atë.

Gjatë fjalimit të tij, Presidenti i Koresë së Jugut tha gjithashtu se opozita ishte e rrezikshme dhe se duke marrë kontrollin, ai ishte përpjekur të mbrojë demokracinë.

Megjithatë, Yoon shtoi se ai nuk do t’i shmangej “përgjegjësive të tij ligjore dhe politike”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026