Presidenti i Libanit: Populli libanez nuk është populli i Hezbollahut
Presidenti libanez, Joseph Aoun tha të premten se udhëheqësi i Hezbollahut, Naim Qassem nuk përfaqëson popullin libanez, një kritikë e rrallë publike ndaj udhëheqësit militant shiit të mbështetur nga Irani. Kjo deklaratë e Aoun vjen një ditë pasi Hezbollahu hodhi poshtë një marrëveshje armëpushimi midis Libanit dhe Izraelit.
“Populli libanez nuk është populli juaj”, tha ai në një intervistë për CNN.
Në një deklaratë të enjten, Qassem i kritikoi bisedimet Liban-Izrael si një dorëzim, duke thënë se armëpushimi që rezultoi u refuzua në “ërësinë e tij nga segmente të gjera të popullit libanez.
Aoun tha se foli me libanezë të sekteve të ndryshme fetare, përfshirë shiitët, të cilët i kanë thënë se janë “të ngopur” me luftën e Hezbollahut me Izraelin.
“Ata meritojnë të mos i shohin shtëpitë e tyre të shkatërruara çdo pesë deri në dhjetë vjet”, tha Aoun, duke shtuar se populli libanez mbështetet tek ai për t’i dhënë fund luftës.
Aoun tha se familje të tëra janë shfarosur nga sulmet izraelite, duke treguar fotografi të civilëve libanezë që janë vrarë gjatë luftës.
“Ata janë libanezë. Ata nuk janë populli i Naim Qassem”, tha ai.
Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael
- 13:32 Urdhrat e vonuara dhe konfuzioni ngadalësuan reagimin e ushtrisë venezueliane ndaj tërmeteve
- 13:18 Mbi 5,000 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë, FMN shpërndan 346 milionë fonde për rindërtim
- 13:06 “Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë