Presidenti i UEFA-s: Politika rrezikon finalen e Conference League në Tiranë

3 Shkurt 2022 | 20:18

UEFA do të dërgojë përfaqësues për të verifikuar korrektësinë e zgjedhjeve në FSHF dhe në rast se do të ketë ndërhyrje të politikës rrezikohet zhvillimi i finales së Conference League në Tiranë.

Kjo u deklaruar nga Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin gjatë vizitës që ka zhvilluar të enjten në Shqipëri ku u takua me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e FSHF, Armand Duka.

Sipas Ceferin, futbolli duhet të vendosë për futbollin dhe se nuk duhet të ketë ndërhyrje politike.

“Ishim të pak të shqetësuar për situatën sipas raportimeve që kemi lexuar në media. Jam i kënaqur që ramë dakord me Kryeministrin, që futbolli duhet të vendosë për futbollin”, tha kreu i UEFA-s gjatë një interviste për ‘Associated Press’.

Ceferin tha se nëse nuk do të ketë ndërhyrje politike nuk do të rrezikohet zhvillimi i finales së parë historike të UEFA Europa Conference League në Tiranë.

“Nëse gjërat do të jenë kështu dhe unë kam shumë besim në fjalët e Kryeministrit, atëherë zhvillimi i finales së Conference League këtu është i sigurt”, përfundoi Presidenti i UEFA-s.

Kreu i qeverisë Rama në një reagim pas takimit me Ceferin thotë se do të realizohet një proces i besueshëm për të gjitha palët e përfshira në zgjedhjet e reja të FSHF.

Finalja e UEFA Europa Conference League për sezonin 2021-2022 është parashikuar që të luhen në “Arena Kombëtare” në Tiranë më 25 maj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026