Presidenti iranian thirrje SHBA-së për përmbushje të plotë të detyrimeve të rëna dakord

23 Qershor 2026 | 08:15

Presidenti iranian, Masoud Peskov ka kërkuar që SHBA-të të përmbushin plotësisht detyrimet e rëna dakord.

“Efektiviteti i bisedimeve varet nga angazhimi i plotë ndaj detyrimeve të dakordësuara dhe zbatimi i saktë i tyre”, shkroi presidenti iranian në një postim në X.

Ai shtoi se progresi në këtë rrugë do të matet bazuar në përmbushjen praktike të përgjegjësive të pranuara.

“Deklaratat që nuk bien brenda tekstit të dakordësuar nuk kontribuojnë në avancimin e negociatave”, shtoi ai,” pa dhënë detaje të mëtejshme.

Nuk ishte e qartë se për cilën deklaratë po i referohej. Megjithatë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë disa deklarata në orët e fundit që janë kundërshtuar nga zyrtarët iranianë.

Këto përfshijnë pretendime se Irani ka rënë dakord të lejojë inspektime bërthamore dhe se çdo fond iranian i liruar do të përdoret për të blerë produkte bujqësore amerikane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë

Vetëm 14 anije, gjysma e të cilave ishin tregtare dhe valëvitnin flamurin iranian, kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit të dielën, sipas kompanisë së gjurmimit të anijeve Kpler....
22:24 | 13/07/2026

Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit

Franca dhe Ukraina kanë arritur një “udhërrëfyes” që parashikon blerjen, në emër të Kievit, të 16 avionëve luftarakë Rafale dhe armatimit të tyre, me të...
21:57 | 13/07/2026

Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat

Administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump u ka dorëzuar prokurorëve të Minneapolis provat që kishte mbajtur të fshehura mbi vrasjet nga agjentët e imigracionit...
21:46 | 13/07/2026