Presidenti kolumbian mohon bashkëpunimin me bandat: Manipulim i opinionit publik

26 Nëntor 2025 | 09:09

Presidenti kolumbian, Gustavo Petro ka mohuar çdo bashkëpunim midis zyrtarëve të inteligjencës dhe ushtrisë me një grup rebel. Petro ka akuzuar CIA-n se po përpiqet të manipulojë opinionin publik të vendit.

Rrjeti Caraco publikoi raporte të bisedave dhe komunikimeve midis një oficeri të lartë ushtarak dhe një zyrtari të lartë të inteligjencës, të cilat sipas tyre jepnin informacione të rëndësishme. Sipas Caracol, Gjenerali Juan Manuel Huertas dhe një oficer i inteligjencës, Wilmar Mejia, dyshohet se po planifikonin të krijonin një kompani private sigurie që do t’u lejonte guerilëve të lëviznin me automjete të blinduara, të mbanin armë dhe të shmangnin kontrollet.

Presidenti theksoi se ky informacion është i rremë. Skandali vjen ndërsa SHBA-të po ushtrojnë presion të fortë mbi qeverinë e Petro, duke gjykuar se ajo nuk po bën mjaftueshëm për të luftuar trafikun e drogës në vendin që renditet i pari në botë për sa i përket prodhimit të kokainës.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka akuzuarhomologun e tij kolumbian Petro se është një lord droge dhe se qeveria e tij i ka hequr Kolumbisë certifikimin e saj si aleat në luftën kundër trafikut të paligjshëm të drogës, duke prerë kështu miliona dollarë ndihmë nga Uashingtoni për Bogotën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026