Presidenti Meta komenton nga Vlora largimet e fundit nga LSI

18 Janar 2021 | 16:22

Presidenti Ilir Meta në një bashkëbisedim me gazetarët në qytetin e Vlorës, nuk ka dashur të komentojë largimet e disa figurave nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, por ai theksoi se u sugjeronte forcave politike që të promovonin figura të reja.

“Nuk është çështja ime, u sugjeroj partive politike të promovojnë figura të reja të pa konsumuara që japin shpresë për të rinjtë për të jetuar këtu dhe jo për të lënë Shqipërinë”, është shprehur Kreu i Shtetit.

Vetëm pak ditë më parë, Nasip Naço bëri publik vendimin për të qenë pjesë e Partisë Socialiste gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.

Ish-ministri i LSI nuk dha ndonjë arsye për largimin nga forca politike që themeloi bashkë me Metën në vitin 2004. Nasip Naço gjatë organizimeve paraprake të LSI ishte caktuar që të ishte kandidat për deputet në Durrës.

Naço në vitet 2008-2009, ai ka qenë Sekretar Politik i LSI-së, për Qarkun e Beratit ndërsa më pas është zgjedhur deputet i qarkut të Beratit nën siglën e LSI-së dhe në periudhën 2009-2011 ai ushtroi detyrën e Zëvendëskryetarit të Kuvendit.

Në vitet 2011- 2012, ai ushtroi detyrën e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Ndërsa në vitin 2013 ai mori postin e ministrit të Drejtësisë, detyrë që e mbajti deri në fund të 2015 kur dha dorëheqjen me argumentin se nuk kishte bashkëpunim mes palëve për reformën në drejtësi dhe u zëvendësua nga Ylli Manjani. 

Lexoni gjithashtu:

Nasip Naço i bashkohet PS-së: Do jem pjesë e së majtës progresive

Kalimi i Naços me PS, Manjani: Ishte caktuar kandidat në Durrës, LSI e largoi

‘’Rrjedhjet’’ në LSI, Luan Rama: Çdo ikje e së keqes është ikje e rëndësishme

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026