Presidenti Meta i shqetësuar nga situata me plehrat në Durrës, kërkon reagim të institucioneve
Presidenti Ilir Meta u bëri thirrje autoriteteve lokale të ndërhyjnë për të përmirësuar situatën e vështirë që po kalon Durrësi për sa i përket menaxhimit të mbeturinave. Duke e cilësuar “në prag të emergjencës” situatën Meta ka theksuar se duhet me patjetër që për këtë çështje të ketë “ndëshkim nga drejtësia”.
“E papranueshme dhe e dënueshme ligjërisht situata e rëndë mjedisore, në prag emergjence, e shkaktuar nga mbeturinat në qendrat urbane dhe përgjatë bregdetit Adriatik, veçanërisht në kulmin e sezonit turistik,” – shkroi në Facebook Presidenti Meta.
“Ky krim mjedisor […] meriton ndërgjegjësim dhe reagim të menjëhershëm efektiv të pushtetit vendor dhe institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit, si dhe ndëshkim nga drejtësia,” – ka vijuar më tej Meta.
Prej rreth një viti Durrësi po has probleme me menaxhimin e grumbullimit dhe trajtimit të mbeturinave. Në janar të vitit 2020 qeveria vendosi të mbyllë vendgrumbullimin e Porto Romanos për ta kthyer atë në “Eco-Park”. Paralelisht u vendos që mbeturinat e Durrësit të dërgoheshin në vendgrumbullimin e Sharrës në Tiranë.
Në një postim në Twitter, asokohe Kryeministri Edi Rama e konsideroi këtë si “fazë tranzitore”, mirëpo në qershor 2020 bashkia Durrës i tha Euronews Albanias se “bashkia nuk ka mundësi financiare për t’i dërguar plehrat në Sharrë, pasi kjo kërkon 2-3 milionë euro fonde në vit”.
Bashkia i kërkoi ndihmë qeverisë për të marrë përsipër kostot, mirëpo nga kjo e fundit nuk është miratuar ende një fond i posaçëm.
Aktualisht situata është bërë më kaotike pasi kompania që menaxhon vendgrumbullimin e Sharrës i ka komunikuar bashkisë Durrës se do t’i lejojë depozitimin e ngarkesave pa pagesë deri në mesin e muajit korrik, ndërkohë sasi të shumta mbeturinash në rrethinat e qytetit është vijuar t’u vihet flaka, një prirje kjo shqetësuese sidomos për qytetarët.
Çështja e mbeturinave u trajtua në emisionin “Raw Politics” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku eksperti i mjedisit Mihallaq Qirjo tha se situata mund të vërë në rrezik shëndetin e banorëve, ndërsa gazetari i Rrjetit Ballkanik të Gazetarëve Hulumtues (BIRN) Besar Likmeta u shpreh se pamjet që po shihen në Durrës “janë të ngjashme me ato të vendeve ku ka normë të lartë krimi të organizuar”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Durrësi një muaj mes plehrave, qeveria s’ka miratuar pagesën për përpunimin e mbetjeve në Sharrë
- Eksperti mjedisor: Mbetjet në Durrës rrezik infeksioni për qytetarët
- Gazetari i BIRN thotë se Bashkisë Durrës po i bëhet presion për çështjen e mbetjeve
- Kikia: Durrësi nuk ka një vend të lirë për të depozituar plehrat, ka dakordësi për landfillin e Sharrës
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta