Rama e Meta sërish replika mbi çështjen “Albcontrol”
Çështja e menaxhimit të trafikut ajror në aeroportin e Rinasit ka përplasur sërish Presidentin Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama.
Meta kërkoi auditim të kompanisë Albcontrol nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ndërsa Rama e cilësoi kërkesën e tij të kotë.
Presidenti i ka kërkuar KLSH-së të ketë vëmendje kryesore:
- mënyrën e menaxhimit të Albcontrol;
- respektimin e dispozitave ligjore në vendimmarrjet e organeve drejtuese;
- përdorimin e fondeve publike;
- respektimin e procedurave në marrëdhëniet e punës, si dhe çdo aspekt tjetër që paraqet rrezik për veprimtarinë e sigurt dhe funksionimin normal të Albcontrol.
Presidenti u shpreh se “po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit në lidhje me menaxhimin e situatës në aeroport”.
Meta vuri theksin se palët “duhet të respektojnë të drejtat dhe detyrimet reciproke, pa tejkaluar në mënyrë shproporcionale me reagimin e tyre, përgjegjësitë ligjore mbi këtë rast”.
Kryeministri Edi Rama reagoi duke i konsideruar “dokrra” kërkesat për auditim dhe reflektim nga Presidenti Meta.
Ai e cilësoi sërish problematikën e krijuar në menaxhimin e trafikut ajror “të nxitur” nga Meta dhe opozita, ndërsa këmbënguli se situata do të zgjidhet duke nisur nga nesër.
Ilir kam një lajm të keq për ty: Vaksinat vijnë sot dhe fluturimet rifillojnë normalisht nesër! Plani yt me Saliun për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e Rrunpallës në prag të zgjedhjeve dështoi! Dokrrat me reflektime e auditime, vazhdoji me Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL!
— Edi Rama (@ediramaal) April 8, 2021
LEXONI GJITHASHTU:
- Mbi 100 qytetarë presin në aeroportin e Rinasit për të vijuar udhëtimet
- Balluku: Sot nisin fluturimet esenciale nga aeroporti i Rinasit
- Prokuroria ngre akuzë për tre kontrollorë të trafikut ajror, lihen të lirë të tjerët
- Balluku: Situata në Rinas për të prishur imazhin e vendit dhe për të bllokuar vaksinat
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta