Presidenti Meta letër Kushtetueses në prag të vendimit ‘për shkarkimin’

Presidenti Meta
29 Janar 2022 | 15:42

Presidenti Meta i ka dërguar një letër Gjykatës Kushtetuese në prag të vendimit për çështjen e shkarkimit të tij.

Meta ka kërkuar që gjykatë t’i vendosë në dispozicion ‘provat si u caktua relatori për çështjen e shkarkimit’ të tij nga Parlamenti për shkelje të Kushtetutës.

Në letër, Presidenti paraqet 3 kërkesa për Gjykatën Kushtetuese duke nisur nga vendimi për pezullimin e vendimmarrjes.

Gjithashtu, Meta kërkon shpjegim nga Kushtetuesja për ‘shkeljen e afatit ligjor 3-mujor të shqyrtimit të çështjes’.

Presidenti Meta gjatë një interviste të fundit për Euronews Albania ka paralajmëruar se do ta ankimojë vendimin në rast se Gjykata Kushtetuese njeh shkarkimin e tij nga Parlamenti.

“Le të më shkarkojnë nuk kam asnjë problem” tha Meta duke shtuar se çështjen do ta ankimojë në gjykata evropiane pa bërë specifikime.

Presidenti tha se nuk do të jetë i pranishëm gjatë shqyrtimit të çështjes së shkarkimit të tij por  do të dërgojë përfaqësues ligjor.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet të merret më 1 shkurt.

Vendimi ishte parashikuar të merrej më 18 janar, por u shty për shkak se relatori i çështjes, Përparim Kalo rezultoi pozitiv me COVID-19.

Presidenti Meta u shkarkua nga Parlamenti më 9 qershor 2021 me 104 vota, 7 kundër dhe 3 abstenim.

Shkak për shkarkimin e tij u bë ç’dekretimi i datës së zgjedhjeve lokale dhe caktimi i një date tjetër pasi opozita bojkotoi pjesëmarrjen.

Sipas komisionit parlamentar hetimor, i ngritur nga mazhoranca socialiste, Meta ka bërë disa shkelje të Kushtetutës përfshirë pjesëmarrjen në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

LEXONI GJITHASHTU:

Meta: Nuk do të paraqitem në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin

Meta: Nëse shkarkohem, do e ankimoj vendimin e Kushtetueses

Meta kërkon hetim për anëtaren e Gjykatës Kushtetuese

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026