Presidenti Meta zbulon shkeljet e qeverisë për huanë e Fondit Saudit për Zhvillim

5 Janar 2021 | 18:24

Presidenti Ilir Meta gjatë një konference për mediat ka reaguar ndaj akuzave të kryeministrit Edi Rama se po bllokon investimet në qytetin e Vlorës. Çështja ka të bëjë me projektin e zgjatimit të Lungomares dhe sipas kreut të qeverisë, Meta nuk firmos për zbatimin e marrëveshjes me Fondin Saudit për Zhvillim.

Por, Presidenti i ka cilësuar këto akuza si propagandistike dhe sipas tij bëhen për nevoja elektorale. Kreu i Shtetit tregoi se, fondi fillimisht ishte caktuar të shkonte për një projekt tjetër dhe me kërkesë të qeverisë shqiptare ka kaluar për Lungomaren.

Meta theksoi se qeveria nuk ka kërkuar leje për të zhvilluar negociata për këtë marrëveshjeje huaje, madje ai shtoi se marrëveshja mund të ketë dhe vepra penale. Presidenti tha se qeveria ka shkelur Kushtetutën me këto veprime si dhe vihet në dyshim mbrojtja e interesave të qytetarëve pasi janë ata që paguajnë për çdo hua.

“Të gjitha rrugët janë në shkelje të Kushtetutës dhe vihet në dyshim mbrojta e interesave qytetarëve pasi janë ata që paguajnë për çdo hua. Kjo marrëveshje është negociuar në keqbesim dhe në bazë të ligjit. Ka vënë në dyshim seriozitetin e shtetit pasi ka mbajtur peng huanë për tre vjet dhe më pas ka ndryshuar destinacion për interesa të tjera”, u shpreh Presidenti.

“Ka vënë në dijeni të paktën katër herë ish-ministrin e Jashtëm, Edi Rama dhe nuk ka marrë prej tij asnjë përgjigje apo shqetësim që ka paraqitur dje. Qytetarët e Vlorës e kanë të qartë se kush mashtron dhe kush gënjen. Ka edhe vepra të tjera penale pasi kemi të bëjmë me vepra publike. Është shpërdoruar dhe besimi nga pala tjetër”, përfundoi Meta.

 

Lexoni gjithashtu:

Rama e Meta replikojnë për një hua nga Arabia Saudite

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026