Presidenti “shpëton zgjedhjet e reja”, Beqiri: Pse votat e LDK-së janë më të rëndësishmet
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti theksoi se zgjedhja e presidentit të vendit është e domosdoshme, pasi në të kundërt vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje.
Politologu i njohur, Shkumbin Beqiri, thotë për Euronews Albania se ka gjasa që kuorumi i deputetëve të plotësohet, proces ky, i cili më pas do të pasonte me zgjedhjen e kreut të shtetit të Kosovës.
“Pas qëndrimit të LDK në raport me zgjedhjen e presidentit, e cila konfirmoi se do të marrë pjesë në seancë, besoj se gjërat kanë filluar të qartësohet dhe mundësia që të arrihet kuorumi është mundësi reale. Mund të arrihet. Pavarësisht qëndrimit kundërshtues që ka PDK, sido që të jetë, kuorumi ka gjasa reale të arrihet dhe të shkohet më tej”, tha ai.
Në seancën ku pritet të zgjidhet Vjosa Osmani presidente duhet të jenë minimumi 80 deputetë. Ai thekson se votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë kyçe në këtë hallkë, ndërsa paralajmëroi se disa emra nga partia e drejtuar nga Lumir Abdixhiku mund të mos marrin pjesë në Kuvend.
“Votat më të rëndësishme në këtë rast janë votat e LDK, pasi procedura kërkon të marrin pjesë në seancë 80 deputetë. Janë tre persona nga LDK, që janë përfolur se janë ata të cilët mund të bojkotojnë procesin. Është Agim Veliu, i cili ka qenë kundërshtar i Osmanit, ish-kryeministri Avdullah Hoti mund të refuzojë të marrë pjesë në procedurën e zgjedhjes së presidentit dhe emri i tretë që është përmendur, që mund ta bojkotojë seancën është deputeti Dritan Selmanaj”, tha ai.
Por, a rrezikon demokracia e Kosovës nëse Albin Kurti arrin të ketë nën kontroll qeverinë dhe presidencën, për këtë z. Beqiri bëri këtë pohim: “Jo mendoj se nuk është rrezik për demokracinë në Kosovë”, përfundoi ai.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta