Von der Leyen: E ardhmja e Shqipërisë është në BE
“Me lejoni të shprehen shumë qartë që e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian”.
Kështu u shpreh presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.
Von Der Leyen theksoi Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë që jenë në BE dhe për këtë nuk ka asnjë pikë dyshimi.
“Unë jap mbështetjen time të plotë për të ecur përpara për negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe RMV-në sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ajo, teksa shtoi se duhet të kemi edhe Konferencën e Parë Ndërqeveritare.
“Që të fillojnë bisedimet për anëtarësim, ne e kemi biseduar që në të shkuarën dhe po vazhdojmë të punojmë fort për këtë gjë dhe dua shumë që ky proces të ecë përpara që të fillojmë përpara fundit të vitit”, u shpreh Von der Leyen.
Presidentja e KE shtoi se është mbështetëse e procesit të Berlinit.
“Të gjashtë partnerët në rajon duhet të ecin përpara me shpejtësi për tregun e përbashkët rajonal, prandaj faleminderit që përmende dhe rëndësinë e procesit të Berlinit. Unë janë mbështetëse e këtij procesi. Na keni partner dhe do të qëndrojmë krah jush”, tha presidentja.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta