Presidentja e Venezuelës thirrje Trump-it: Hiq bllokadën dhe sanksionet

27 Shkurt 2026 | 07:30

Presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodriguez, i bëri thirrje të enjten Presidentit të SHBA-së Donald Trump që të heqë “bllokadën dhe sanksionet” kundër vendit të saj, pothuajse dy muaj pas kapjes së Nicolas Maduros gjatë një operacioni ushtarak amerikan në Karakas.

Rodriguez, deri vonë nënkryetare e Nicolas Maduros, mori pushtetin në fillim të shkurtit dhe që atëherë ka tentuar një afrim me Shtetet e Bashkuara, pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 2019.

Në këtë kontekst, ajo priti kreun e misionit diplomatik amerikan në Venezuelë, drejtorin e CIA-s, kreun e Shtabit të Përbashkët të SHBA-së për Amerikën Latine dhe Sekretarin e Energjisë të SHBA-së.

“Le të marrin fund bllokada dhe sanksionet kundër Venezuelës”, tha ajo në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin publik.

SHBA-të kishin vendosur një embargo ndaj naftës venezueliane në vitin 2019. Megjithatë, në javët e fundit, Departamenti i Thesarit i SHBA-së ka dhënë licenca që u lejojnë disa kompanive shumëkombëshe të operojnë në vendin me rezervat më të mëdha të naftës në botë, në kushte të caktuara.

Që nga rrëzimi i Nicolas Maduros, Uashingtoni e ka bërë të qartë se synon të luajë një rol vendimtar në vendimet e Venezuelës.

Gjatë fjalimit të tij të martën, Donald Trump vlerësoi marrëdhënien me presidentin në detyrë, duke vënë në dukje se SHBA-të kishin marrë më shumë se 80 milionë fuçi naftë nga Venezuela, të cilën ai e përshkroi si “mikun dhe partnerin e ri”.

Nën presionin e SHBA-së, qeveria e re ka shtyrë përpara reformat në sektorin e naftës, duke e hapur atë për sektorin privat, dhe një ligj amnistie që synon lirimin e të burgosurve që opozita dhe organizatat joqeveritare i përshkruajnë si politikë.

Megjithatë, opozita, organizatat e të drejtave të njeriut dhe të afërmit e të burgosurve ankohen se lirimi po ndodh me një ritëm shumë të ngadaltë. Sipas organizatës Foro Penal, më shumë se 560 të burgosur politikë janë ende në burg.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë

Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë nisi të premten, më 17 korrik në Uashington. Takimin mes zyrtarëve amerikanë dhe...
17:54 | 17/07/2026

Garda Revolucionare: Kemi goditur bazën amerikane në Katar

Garda Revolucionare Islamike e Iranit (Pasdaran) deklaroi se ka shënjestruar bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar, në atë që e cilësoi si një operacion...
17:49 | 17/07/2026

Shpërthimi i Ebolës në Kongo, 7 amerikanë në karantinë pas ndalimit të udhëtimit nga SHBA

Shtatë punonjës amerikanë që ishin në Kongo për të luftuar shpërthimin e Ebolës po karantinohen në një strukturë të re izolimi në Kenia, pasi qeveria amerikane vendosi...
17:26 | 17/07/2026