Presidentja Osmani pret në takim Alice Albright, çfarë diskutuan

17 Tetor 2022 | 18:48

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot kryeshefen ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.

Mediat e Kosovës  bëjnë me dije se Osmani e ka falënderuar Albright dhe MCC-në për punën dhe përkushtimin për fillimin e suksesshëm të Programit Kompakt për Republikën e Kosovës.

Sipas asaj që ka deklaruar Osmani ky projekt do ta vendosë Kosovën në hartë si shembull për të gjithë rajonin dhe më gjerë për sa i përket investimeve në sektorin e energjisë.

“Ajo vlerësoi se investimi në bateri do të ndikojnë në lehtësimin e tranzicionit energjetik dhe integrimit më të shpejtë të burimeve të ripërtërishme të energjisë në sistemin energjetik, përderisa, ngritja e kapaciteteve të fuqisë punëtore e në veçanti të grave, do të ndikoj në krijimin e burimeve të nevojshme njerëzore për implementim të suksesshëm të projekteve inovative”- thuhet në njoftimin e dalë nga presidenca e Kosovës.

Në takim, presidentja Osmani ka folur po ashtu për  miqësinë e palëkundur në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se programi i ri me MCC-në do të shënojë një kapitull të ri që konfirmon edhe njëherë raportin e veçantë ne mes të dy vendeve tona.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026