Presidentja Osmani thirrje punonjësve në arsim: Greva të zëvendësohet me dialog

1 Shtator 2022 | 22:54

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka bërë thirrje punonjësve të arsimit në vend, që grevën në të cilën kanë hyrë, ta zëvendësojnë me dialog.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani u shpreh se çdo veprim i institucioneve dhe sindikatave duhet të jetë në shërbim të nxënësve dhe përmirësimit të cilësisë së sistemit arsimor.

“Si Presidente e vendit, jam për përmirësimin e pozitës së mësimdhënësve dhe rritjes së cilësisë në arsim duke e ditur se arsimi cilësor është bazamenti i një shteti e shoqërie të suksesshme. Por, jam në anën e nxënësve. E drejta u takon vetëm atyre! Atyre duhet t`ua ofrojmë dhe mbrojmë të drejtën për edukim dhe arsimim! E grevës duhet t`ia zë vendin dialogu”, shkruan ndër të tjera Osmani.

Më herët, Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit në Kosovë, Rrahman Jasharaj deklaroi se greva do të vazhdojë.

Jashari nënvizoi se mësuesit kërkojnë 100 euro shtesë në paga, për shkak të rritjes së çmimeve.

Ai bëri të ditur se ata kanë kërkuar dialog me kryeministrin Albin Kurti, por sipas tij, kreu i qeverisë nuk i ka dëgjuar kërkesat e tyre.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026