Presidentja Osmani vlerëson Doris Pack për kontributin e dhënë ndaj Kosovës

3 Korrik 2021 | 21:30

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i dorëzoi sot anëtares shumëvjeçare të Bundestagut gjerman dhe Parlamentit Evropian Doris Pack “Urdhrin e lirisë”, vlerësim të cilin ia kishte akorduar ish-presidenti Ibrahim Rugova në vitin 2004, për kontributin që ajo ka dhënë për lirinë dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Kryetarja e shtetit Osmani, përgëzoi znj. Pack për angazhimin e saj të gjatë në njohjen e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

“Roli juaj ka qenë shumë i rëndësishëm në gjithë rrugëtimin tonë. Duke filluar nga fundi i viteve ’80 e këtej ju keni qenë promovuese e madhe e së drejtës sonë për liri. Pas çlirimit të vendit, ju i keni shërbyer njohjes dhe promovimit të shtetësisë së Kosovës”, tha Osmani.

Ato diskutuan për procesin e integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian, si dhe hapat që po i ndërmerr Kosova për ta përshpejtuar integrimin e saj euroatlantik.

Kryetarja e Forumit të Gruas të Partive Popullore Evropiane, Doris Pack tha se i kupton shumë mirë sfidat me të cilat ballafaqohet një shtet të ri, sikurse është Kosova.

“Për ta njohur mirë Kosovën, secili duhet ta kuptojë të kaluarën e saj”, tha Pack.

Ajo shprehu sërish gatishmërinë për të ndihmuar popullin e Kosovës, me të cilin shtoi se ka një miqësi e hershme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026