Pretendimet e Trump për “manipulim” votash, pedagogu i Harvardit: Kjo është e habitshme
Qytetarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës prej 3 nëntorit janë në pritje të emrit të ri të presidentit, i cili në katër vitet e ardhshme do të ketë përgjegjësinë e drejtimit të shtëpisë së Bardhë. Sipas shifrave të fundit, kandidati demokrat Joe Biden kryeson me një diferencë të ngushtë kundrejt republikanit, Donald Trump.
Pedagogu shqiptar në Universitetin e Harvardit, Ermal Frashëri tha për Euronews Albania se zgjedhjet nuk ishin ndryshe nga klima politike, që ka ekzistuar në katër vitet e fundit në Amerikë.
“Këto zgjedhje nuk mund të ishin ndryshe nga klima që ishte krijuar në katër vitet e fundit në Amerikë. Ekziston një klimë e tensionuara si në aspektin politik, po kështu edhe në aspektin social. Ka ndasi ekonomike, që kryesisht i vuajnë minoritetet. Këto zgjedhje reflektojnë zhvillimet e mëparshme që kanë ndodhur. Polarizimi që patën këto zgjedhje në retorikën politike nuk janë fenomene të izoluara, por janë shprehje e situatës, që ka qenë në Amerikë në këto katër vite”, tha ai.
Pretendimet e Trump lidhur me manipulim të votave, profesori shqiptar i shikon si “të habitshme” për demokracinë amerikane.
Ai shtoi se ka edhe nga ana e vetë republikanëve, të cilat nuk u besojnë fjalëve të Trump, sa i takon “manipulimeve të votave”.
“Deri në një pikë edhe pritej, sepse nuk është aq surprizë. Duhet thënë se nëse shikojmë rezultatet e fundit, Biden ka epërsi të konsiderueshme ndaj Trump. Kjo është pjesë e habitshme, më thënë të drejtën, sepse gjatë 50 viteve të fundit akuzat në Amerikë për vjedhje kanë qenë periferike. Vijnë si një surprizë, dhe janë akuza që nuk janë mbështetur nga të dyja palët. Janë shumë pak republikanë, që i kanë mbështetur këto pretendime” tha ai.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta