Pretendojnë se po jepen leje legalizimi në këmbim të votës, simpatizantë të PD-LSI bllokojnë Hipotekën e Sarandës

24 Prill 2021 | 13:12

Simpatizantë të PD dhe LSI bllokuan paraditen e së shtunës portën e Hipotekës në Sarandë.

Ata pretendojnë se po jepen leje legalizimi dhe hipotekim objektesh në këmbim të votës. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se bashkë me të është edhe kandidati i LSI për deputet Dhimitraq Lapa.

Nuk ka prezencë të policisë, por organizatorët thonë se po shkojnë të bëjnë kallëzim në prokurori për punonjësit e Hipotekës.

Nuk dihet ende nëse ka apo jo punonjës të Hipotekës brenda në institucion.

Kandidati Dhimitraq Lapa i LSI tha për Euronews Albania se kjo është shkelje e hapur e ligjit për interesa elektorale nga pushteti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026