Prezantohet “e-Transport”, pritet të ndryshojë rrënjësisht transportin në Shqipëri
Transporti ndërqytetës i udhëtarëve do të ketë tashmë platformën elektronike “e-Transport”. Si një projekt i nisur nga ministria e Infrastrukturës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), “e-Transport” do të krijojë një standard të ri të eksperiencës së udhëtimit me linjat e transportit ndërqytetës.
Drejtuesja e Përgjithshme e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj e vlerësoi platformën si një prej projekteve që do të ndryshojë faqen e transportit njëherë e përgjithmonë në Shqipëri.
“Qytetarët do të kenë mundësi që t’i presin biletat online përmes telefonit me ‘QR-code’, të shohin gjeo-vendndodhjen e stacioneve, oraret, kryqëzimin e linjave. Nga ana tjetër, tregu në fjalë do të përdorë platformën për të monitoruar burimet e veta në terren, për të aplikuar online për licensimin e shoqërive dhe certifikimin e mjeteve, do të formalizojë tregun e transportit, çka do të rrisë cilësinë e shërbimit për qytetarët,” – tha drejtuesja Karçanaj në prezantimin e platformës, ku morën pjesë zëvendësministri Etjen Xhafaj, drejtuesja e Tatimeve Delina Ibrahimaj dhe drejtori i DPSHTRR Blendi Gonxhe.
Në platformën e-Albania, DPSHTRR ofron tashmë 49 shërbime, nga aplikimi për marrjen e lejes së drejtimit, tek leja e qarkullimit, certifikata e pronësisë së mjetit, aplikimi për t’u pajisur me targë apo kontrolli në kohë reale i pikëve të drejtuesit të mjetit. Aktualisht, vetëm për shërbimet e DPSHTRR janë bërë rreth 2 milionë aplikime online, nga të cilat janë gjeneruar rreth 600 mijë dokumente me vulë elektronike.
Qytetarët kanë kursyer 120 milionë lekë nga xhepat e tyre, pa llogaritur këtu kohën në pritje apo ecejaket nëpër sportele.
“Procesi i punës është automatizuar dhe sistemet janë integruar në një të vetëm. Konkretisht kemi investuar në sallën e monitorimit si fjala e fundit e teknologjisë për modernizimin informatik të monitorimit, duke garantuar një proces transparent dhe objektiv për kandidatin dhe autoshkollat,” – vijoi Karçanaj.
Drejtuesja e AKSHI-t tregoi se është digjitalizuar arkiva fizike dhe përmes sistemit të ri sigurohet më mirë fiskalizimi.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta