Prezantohet strategjia për mbrojtjen e të drejtës së autorit

24 Korrik 2021 | 14:03

Ministria e Financave ka hartuar strategjinë për pronësinë intelektuale dhe të drejtën e autorit duke e publikuar atë për konsultim publik.

Me këtë strategji, ministria synon të administrojë dhe të mbrojë të drejtat, të cilat ushtrojnë një ndikim të fuqishëm në mirëfunksionimin e ekonomisë dhe forcimin e rregullave të një konkurrence të drejtë.

Dokumenti përcakton hartimin e një reforme ligjore në vitin e ardhshëm në fushën e pronësisë industriale dhe miratimi i ligjeve të veçanta organike për çdo objekt të pronësisë industriale, patentat, markat tregtare, modelet e përdorimit dhe skicat industriale.

Brenda vitit 2023 synohet aderimi me “Ligj në Traktatin e Singaporit të Ligjit të Markave Tregtare”.

Kjo paketë parashikohet që të ketë një kosto që shkon në 600 milionë lekë brenda 4 viteve të ardhshme.

330 milionë lekë parashikohen për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut lidhur me të drejtat e pronësisë intelektuale përmes fushatave informuese, ndërsa 160 milionë të tjera parashikohen shpenzime për zhvillimin dhe forcimin e institucioneve të përfshira në zbatimin e të drejtave të autorit.

Pronësia intelektuale dhe e drejta e autorit ka qenë një ndër çështjet më problematike në Shqipërinë e 30 viteve të fundit, ku nuk kanë munguar shkeljet, por edhe ndëshkimet nga organizma ndërkombëtarë për cenimin e kësaj të drejte.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026