Prezenca e OSBE-së trajnon policinë shqiptare për hetimin e drogës

25 Shtator 2020 | 10:50

Pesëmbëdhjetë oficerë policie nga strukturat antidrogë të Policisë së Shtetit u bënë pjesë një kursi trajnues hetimin e drogës nga prezenca e OSBE-së.

Zyra e prezencës së OSBE në vendin tonë përmes një njoftimi për mediat bën me dije se kursi kishte për qëllim rritjen e kapaciteteve të Policisë së Shtetit në asgjësimin e  grupeve të organizuara kriminale të specializuara në trafikimin e drogës, edhe duke shtuar njohuritë e tyre rreth mënyrave të reja të funksionimit të zinxhirëve kriminalë.

“Gjatë viteve të shkuara, Prezenca i ka kushtuar rreth tre të katërtat e veprimtarive të saj me policinë trajtimit të kërcënimeve që sjell veprimtaria kriminale, si edhe ka mundësuar pjesëmarrjen e oficerëve të Policisë së Shtetit në konferenca dhe trajnime ndërkombëtare për të forcuar kapacitetet e tyre profesionale në hetimin e çështjeve të drogës.

Po ashtu, Prezenca kontribuoi në planin kombëtar të veprimit kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit 2017-2020”, thuhet në njoftimin e OSBE.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026