Përzierja e nxënësve në klasa të ndryshme protestohet nga prindërit në Korçë
Në javën e dytë të procesit mësimor prindërit e klasave të 2-ta në fshatin Plasë kanë protestuar para shkollës për vendimin e marrë nga Drejtoria Arsimore Maliq për zhvillimin e procesit mësimor në mënyrë kolektive.
Nxënësit e klasave të 2-ta janë bashkuar me klasën e 4 dhe ata të klasës së 3-të me klasën e 5-të për të zhvilluar procesin mësimor.
Për këtë vendim prindërit dhe nxënësit nuk janë pyetur dhe këta të fundit hasin vështirësi në procesin mësimor.
Lidhur me këtë situatë një grup prindërish kanë shkuar pranë Drejtorisë Arsimore Maliq ku kanë kërkuar ndarjen e klasave dhe vijimin normal të procesit mësimor.
Prindërit shprehen se deri në zgjidhje të kësaj situate nuk do të lejojnë që fëmijët të zhvillojnë mësim.
Situata pandemike ka ndikuar ndjeshëm tek nxënësit, pasi edhe mësuesja ka rezultuar e prekur me COVID-19 dhe mësimi zhvillohet nga një mësuese ndihmëse.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta