Prishen marrëdhëniet mes Romës dhe Barcelonës
Barcelona dhe Roma mund të takohen në gjyq për shkak të një ndeshjeje miqësore.
“Giallorossët” kanë vendosur të riplanifikojnë përgatitjet e tyre verore dhe duhet të heqin dorë nga ndeshja që do të zhvillohej në “Camp Nou”. Një vendim ky i përcaktuar nga klubi katalanas si i papritur dhe i pajustifikuar dhe se mund ta padisë skuadrën italiane.
Përmes një njoftimi për shtyp, Roma njoftoi se kishte tërhequr pjesëmarrjen e saj nga “Gamper Trophy”. Përgjigja e Barcelonës ishte e menjëhershme dhe pas pak minutash, sërish me një deklaratë të transmetuar në kanalin e klubit në Twitter, gjiganti spanjoll tha:
“Departamenti ligjor i klubit po studion veprimet e duhura për t’i kërkuar ekipit italian dëmet që ky vendim i shkakton Barcelonës dhe tifozëve të saj”.
Ndeshja do të zhvillohej më 6 gusht në “Camp Nou”. Vullneti i Romës është të planifikojë përgatitjen e saj me angazhime të tjera me më pak ndikim në drejtim të udhëtimit. Motivim që absolutisht nuk e ka bindur Barçën, e cila në fakt flet për një vendim pa shkak.
Klubi njoftoi se tashmë po punon për të gjetur një rival të ri dhe se në 24 orët e ardhshme do të aktivizohet rimbursimi i biletave tashmë të blera. Gjithashtu saktësohet se pezullimi i këtyre ndeshjeve është për shkak të rrethanave që nuk kanë lidhje me Barcelonën.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta