Pritet arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së, Faik Zogaj: Kam refuzuar dy ftesat e para nga Gjykata Speciale
Faik Zogaj, ish- ushtar i UÇK-së tregoi për Euronews Albania se ka refuzuar të pranojë dy ftesa nga Specialja.
Ftesën e dytë tha se e ka marrë në 22 tetor dhe e ka refuzuar ama është vënë në dijeni se nëse nuk i përgjigjet kësaj ftese brenda datës 28 nëntor do të arrestohet.
Sipas Zogajt kjo gjykatë nuk kërkon kriminelët serb por vetëm luftëtarët.
“Ne nuk po i ikim drejtësisë, po kërkojmë drejtësi,” – u shpreh ai.
Akuzat e ngritura janë konkretisht për vrasjen e dy serbëve, siç tregoi dhe ish-luftëtari.
Në intervistën për Euronews Albania ai pohoi se kishte parë shtëpi në fshatin e tij të djegura, njerëz të vrarë dhe në gjaknxehtësi e sipër ka djegur 5-6 shtëpi serbësh por nuk pranoi akuza të tjera.
Faik Zogaj përmendi rastin ‘Panda’ dhe theksoi se është diçka e pranuar nga vetë serbët, fakti që ata kanë vrarë fëmijët e tyre vetëm për të akuzuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, madje akuzoi se uniformat e UÇK-së janë keqpërdorur nga serbët vetëm për të njollosur imazhin e tyre.
Ai mohoi të ketë ndarje fetare ashtu siç akuzohet.
“Me ligjet e luftës, unë personalisht vetëm një veprim të vogël të bëja pa urdhrin e komandantit, do të isha arrestuar prej policisë tonë se dhe ne kemi pasur policinë tonë ushtarake, prandaj kjo njollosje që i është bërë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një padrejtësi shumë e madhe,” – u shpreh Zogaj
“Na kanë quajtur dhe bandë kriminale ama po të ishim ne bandë kriminale, sot, asnjë serb nuk e kishim lënë në Kosovë,” – shtoi ai.
“Uniformë me uniformë”, kështu e cilësoi Zogaj luftën e UÇK-së sepse sipas tij raportet me civilët serb edhe sot e kësaj dite janë shumë të mira.
Teksa tregoi se edhe vetë ka plagë në trup si shenja nga lufta dhe konkretisht probleme me këmbën tregoi se kjo është prova e pastër se po të kishin pasur mjek që të bënte transplantin e organeve ashtu siç akuzohet UÇK-ja, minimalisht ushtarët e saj do i kuronte pa ju lënë pasoja gjithë jetën.
“Dick Marty është i paguar nga Rusia dhe Serbia dhe kjo Gjykatë nuk do dalë asgjëkundi nëse ecën me ato pretendime,” – tha ish-ushtari i UÇK-së.
Pyetur nga gazetarja Mulaj nëse beson se ky gjyq do të mbyllet pa faktuar asgjë, Zogaj tregoi se mendon se gjatë seancës së datës 18 nëntor si Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Hashim Thaçi, do të lirohen për mungesë provash.
Lexoni gjithashtu:
Ish-luftëtari i UÇK-së: Kosova nuk ka nxjerrë as 2% të krimeve të serbëve
Akuzat për krime lufte, udhëheqësit shqiptarë mbështesin Thaçin dhe ish-luftëtarët e UÇK-së
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta