Pritet ekspertiza për vdekjen e dyshimtë të 46-vjeçares, familjarët akuzojnë mjekët
Një 46-vjeçare ka humbur jetën të martën në mbrëmje në spitalin e Pogradecit. Familjarët akuzojnë bluzat e bardha të spitalit për mjekim të gabuar. E ndjera Anila Bazelli, nënë e dy fëmijëve është paraqitur në spital në gjendje të rëndë, pas mjekimit të marrë, 46-vjeçarja nuk ka mundur t’ia dalë.
Kamera e Euronews Albania udhëtoi drejt banesës së të ndjerës. Bashkëshorti i saj drejton gishtin e akuzës nga mjekët e spitalit të Pogradecit edhe pse pranon se bashkëshortja e tij vuante nga azma.
“Dhimbja që kam është e madhe, di që zonja ime me shëndet ishte mirë, të akuzoj apo jo duhet të jenë organet ligjzbatuese, por di që zonja ime ka ikur nga mjekimi i pakujdesshëm. Me këmbët e saj shkoi me tension normal, u bë gjilpëra ajo mbaroi. Me sekonda mbaroi. Në 2 ilaçe intravenoz ajo mbaroi direkt. Ka vajtur vetëm pak nga azma, ka pasur mjekim të gjitha”, u shpreh Luan Bazelli, bashkëshorti i të ndjerës.
Shefi i shërbimit në spitalin e Pogradecit, Vasfi Topçiu, tregon se të ndjerës i është dhënë ndihma e parë.
“Personeli i urgjencës së spitalit me paraqitjen e të sëmurës ne këtë institucion i është përgjigjur menjëherë gjendjes së saj. Ka reaguar në dhënien e ndihmës së parë. Ne për të dhëna me të sakta jemi në pritje të ekspertizës. Kaq dua të them asgjë tjetër”, tha Vasfi Topçiu.
Protokolli çdo urgjence e përcakton që kur një i sëmurë paraqitet për të marrë ndihmën e parë, i hapet kartela mjekësore. Në të shkruhen edhe diagnoza se ngase vuan dhe medikamentet që i janë dhënë gjatë kohës së qëndrimit në spital. Për këtë ende nuk ka një përgjigje zyrtare, pasi pritet ekspertiza për të zbuluar shkaqet e vdekjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta