Pritet të hiqet kushti me 3 doza vaksinash për t’u futur në Kosovë
Ditën e sotme Komiteti për Koordinimin dhe Vlerësimin e Situatës me pandeminë do të rishikojë masat e vëna nga qeveria e Kosovës më 22 janar.
Burime të Euronews Albania pranë Ministrisë së Shëndetësisë bëjnë me dije se ora policore do të hiqet bashkë me kërkesën për 3 doza vaksine për të kaluar kufirin.
Ndërkohë do të hapen kinematë, teatrot dhe palestrat. Në 24 orët e fundit në Kosovë u regjistruan 2590 raste pozitive me COVID-19.
Aktualisht, çdo person i cili hyn në Kosovë duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit me tri doza, ose edhe me dy doza, por me një test PCR negativ të 48 orëve të fundit.
Nga ky vendim nuk preket personat që hyjnë tranzit, diplomatët e huaj, fëmijët nën 12-vjeç, e ata që kanë dëshmi mjekësore se janë të liruar nga vaksinimi.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta