“Pritjani veshin”, ushtari rus përshkruan mizoritë në Ukrainë
Një vesh i prerë, një urdhër për të shkatërruar “gjithçka që shihni”.
Ushtari 21-vjeçar rus, Stanislav Shmatov, nuk ka pasur ide që Shërbimi ukrainas i Sigurisë (SBU) i ka incizuar bisedat e tij kur ai e ka kontaktuar familjen në Rusi nga rajoni ukrainas i Harkivit.
Sikur edhe pjesa tjetër e personelit rus në Ukrainë, në muajt e parë të luftës, ai ka folur lirshëm në telefon, shkruan REL.
Më 15 prill, në disa biseda me babain e tij 51-vjeçar, Aleksandr Shmatov dhe një familjare të tij, Irina Zheleznikova, Shmatov, e ka përshkruar torturën dhe abuzimet që i janë bërë një të burgosuri ukrainas, si dhe për plaçkitjet në rajonin e Harkivit.
Vetë Shmatov e përshkruan veten në bisedat e incizuara telefonike si shofer i një pajisjeje ushtarake.
Në një tjetër bisedë telefonike më 16 gusht, ai i ka treguar Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë (REL), më shumë hollësi për vrasjen e një burri, pas nisjes së sulmit të paprovokuar të Moskës në Ukrainë më 24 shkurt.
Sipas Konventave të Gjenevës, të vitit 1949, të cilat i kanë nënshkruar Rusia dhe Ukraina, tortura, shkaktimi i qëllimshëm i plagëve, vrasja e të burgosurve të luftës, shënjestrimi i qëllimshëm i popullatës civile dhe shkatërrimi i pronës pa pasur nevoja ushtarake, konsideron si krime lufte.
Kievi ka nisur hetime për gati 32.000 krime të dyshuara të luftës, prej nisjes së saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore
Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord
Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë
- 10:56 Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore
- 10:10 “Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës
- 09:56 Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
- 09:19 Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord
- 09:03 Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë
- 08:23 Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)