Probleme me pasurinë, KPA shkarkon prokurorin Anton Martini
Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar e prokurorin Anton Martini, kandidat për Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion. Shkarkimi i prokurorit Martini lidhet me probleme me pasurinë.
Prokurori Martini në janar të vitit të kaluar kaloi shkallën e pare të Vetingut me një vendim të marrë me shumicë votash në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Për konfirmimin e Anton Martinit në detyrë votuan Genta Tafa Bungo dhe Pamela Qirko, kurseEtleda Çiftja kërkoi shkarkimin e prokurorit.
Vendimi i konfirmimit u ankimua nga Komisioneri Publik në qershor 2020 dhe tashmë një vit më pas është vendosur për shkarkimin përfundimtar të tij nga sistemi i drejtësisë për një afat prej 15 vitesh.
Komisioneri Publik ka evidentuar si problem në deklarimin e pasurisë së tij të ardhura të deklaruara si dhurata nga një prej vëllezërve të tij që nuk janë konsideruar burim i ligjshëm. Kjo ka bërë që prokurori të rezultoi me diferencë negative në financat e tij për disa vite.
Martini, i cili e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë rreth 22 vite më parë dhe gjithashtu ka qenë prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, u rendit i dyti nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta