Probleme me pasurinë, KPK shkarkon gjyqtaren e Gjirokastrës
Gjyqtarja në Rrethin Gjyqësor Gjirokastër, Blerta Marku, nuk e ka kaluar Vettingun.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) e ka shkarkuar Markun nga detyra këtë të hënë, për shkak të problemit të kriterit me pasurinë.
Komisioni konstatoi pamundësi financiare për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 87.93 m2 në Gjirokastër kundrejt çmimit 900 mijë lekë, si dhe për shpenzimet e tjera të kryera në atë periudhë.
Si burime krijimi të kësaj pasurie, Marku ka deklaruar të ardhurat e saj nga puna si gjyqtare dhe ato të bashkëshortit nga puna në Greqi në shumën 29 mijë euro.
Sipas KPK-së, subjekti nuk ka arritur të provojë të ardhurat e bashkëshortit nga puna në emigracion.
Po ashtu, ka rezultuar se pak kohë pas blerjes, bashkëshorti i subjektit ka lidhur kontratë me Albtelecom për vendosjen në apartament të një telefoni fiks.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta