Procedohen dy policë të kufirit në Sarandë, i morën ryshfet një emigranti

26 Janar 2023 | 15:43

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur procedimin penal ndaj 2 punonjës policie të Pikës Kufitare të Qafë Botës, Sarandë, njëri prej tyre i ndaluar dhe tjetri në ndiqet në gjendje të lirë.

I ndaluar është punonjësi M.J., 32 vjeç, me detyrë trup shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Botë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.

Punonjësi D.S. 22 vjeç, me detyrë trup shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Botë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ndiqet në gjendje të lirë.

Materialet në ngarkim të tyre u referuan në Prokurori, pas kallëzimit të një shtetasi të huaj, emigrant i parregullt i kapur në territor, se i kanë marrë një shumë eurosh.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026