Procesi i Berlinit të mos dublohet, Shutz: Qeveria të luftojë korrupsionin
Ballkani i Hapur nuk duhet të dublojë Procesin e Berlinit. Paralajmërimi vjen nga drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme Gjermane, Suzan Shutz, e cila në një intervistë për Deutsche Welle thekson se edhe marrëveshjet e finalizuara në kudër të kësaj nisme duhet të jenë në përputhje me rregulloret e Bashkimit Europian, pasi më vonë do të jetë e vështirë për t’i riformatuar.
“Ne besojmë që gjithëpërfshirja e të gjashtë shteteve është shumë e rëndësishme. Ballkani i Hapur deri tani është një nismë që funksionon në tre shtete. Për ne, gjithëpërfshirja në proces është e rëndësishme dhe nuk duhet të ketë një dublim, por duhet punuar dorë për dore”, thotë zyrtarja gjermane.
Takimi i radhës i Procesit të Berlinit do të zhvillohet më 3 nëntor dhe në krye të agjendës do të jetë arritja e marrëveshjes së tregut të përbashkët rajonal, që sipas zyrtares gjermane shërben për të udhëtuar me kartat e identitetit, për të njohur diplomat profesionale dhe gjithashtu kualifikimet akademike mes 6 shteteve të rajonit.
Suzan Shutz, e cila ka shërbyer më parë edhe si ambasadore e Gjermanisë në Tiranë, kërkon nga qeveria shqiptare më shumë përpjekje për të shmangur largimin e të rinjve duke luftuar seriozisht korrupsionin.
E pyetur për amnistinë fiskale, Shutz thotë se Shqipëria duhet të ndjekë ngushtësisht këshillat e Bashkimit Europian për dizajnimin e kësaj iniciative.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta