Procesi i fiskalizimit, Bujar Muço: Kosto shumë e madhe për biznesin e vogël dhe të mesëm
Që prej 1 janarit të këtij viti në vend ka nisur procesi i fiskalizimit, ku do të implementohet fatura elektronike dhe sistemi i ri i monitorimit të qarkullimit.
Për fiskalizimin, nënkryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël, zoti Bujar Muço u shpreh në Euronews Albania se ky proces ka një kosto shumë të madhe për biznesin e vogël dhe të mesëm.
“Ne si shoqatë biznesi e kemi kundërshtuar që në fillimet e para kur ka qenë për diskutim. Ne nuk jemi kundra modernizimit, por një kosto kaq e madhe që do i faturohet biznesit të vogël dhe të mesëm është e papërballueshme”, u shpreh ai.
Sipas tij kostoja për biznesin kalon shkon nga 1200 deri në 2 mijë euro.
“Kalon nga 1200 deri në 2 mijë euro. Është një kosto shumë e lartë për t’u përballuar nga biznesin i vogël dhe i mesëm, pasi një viti të vështirë që kaluam”, tha zoti Muço.
“Ky është një sistem shumë i ndërlikuar dhe sofistikuar. Biznesi i vogël edhe i mesëm e ka të pamundur që ta operojë këtë sistem”, tha ai më tej.
Zoti Muço kërkoi nga qeveri që ky proces të shtyhet në kohë.
“Të paktën të shtyhet në kohë, të bëhet një projekt pilot në disa biznese të mëdha”, nënvizoi ai.
“Kasat që kemi do dalin jashtë loje se do të futem sisteme te reja. Ne jemi dakord me shtetin, le ta modernizojë çdo gjë, por kostoja për biznesin e vogël dhe të mesëm të jetë zero”, përfundoi ai.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër