Procesi i vaksinimit rrit entuziazmin e të moshuarve në Kosovë

11 Prill 2021 | 14:39

Edhe këtë të diel, në Kosovë ka vazhduar procesi i vaksinimit për të moshuarit mbi moshën 80-vjeç. Në ditën e katërt të vaksinimit të personave mbi këtë moshë, deri në mesditë 100 të moshuar kanë marrë dozën “AstraZeneca” në qendrën e vaksinimit “1 Tetori”.

Të moshuarit, që këtë të diel në një numër të konsiderueshëm prisinin në radhë për të marrë vaksinën, ndërsa u shprehen për KosovaPress të kënaqur me shërbimet e ofruara nga stafi mjekësor.

Qytetari Kamer Rukiqi, i cili mori vaksinën e imunizimit ndaj Covid-19 thotë se personeli ka treguar përkujdesje të shtuar për këtë kategori.

“Brenda është shumë e organizuar mirë, na kanë pritur mirë me fjalë të mira. Por kryesore mirë na kanë pritur, na kanë ofruar shërbimi”, thotë ai.

Po ashtu, Tahir Azemi pas vaksinimit shprehet i gëzuar që arriti të imunizohet. Ai shpreson që pas vaksinës do të jetë më i lirë për të lëvizur.

“Ma mirë nuk kam pa asnjëherë… Jam gëzuar. Kemi mbet 1 vit brenda si në burg. Jam gëzuar kur kanë thënë që po vijnë, jam gëzuar edhe kur e mora, ndoshta na ndihmojnë dhe na çlirojnë”, shprehet ai.

Edhe Nesmije Mehmeti po shprehet e befasuar me pritjen që i është bërë në Qendrën ne Vaksinimit këtu në “1 Tetor”. Ajo shpreson se tani pas vaksinimit do të mund të shkojë për vizitë tek të afërmit e saj.

Koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi, ka thënë se deri më tani ky proces po ecën mirë dhe se nuk ka asnjë ankesë.

“Sot kemi filluar me grupmoshën 80-84 vjeç. Dhe deri më tani procesi i vaksinimit ka ecur mirë. Po ashtu edhe sot po ecën mirë me këtë kategori. Deri në këto çaste që ne po flasim kemi të vaksinuar 100 persona, ndërsa numri total i të vaksinuarve nga grup-moshat mbi 80 vjeç i kemi gjithsej 668 persona të vaksinuar”, tha ai.

Procesi i vaksinimit të moshës së tretë ka filluar para katër ditësh dhe do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Ndërsa nga drejtues të institucioneve shtetërore po kërkohet që të punojnë në sigurimin e vaksinave për imunizimin e popullatës, pasi gjendja pandemike vazhdon të mbetet ende e rëndë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026