‘Procesi nuk është bllokuar’, vetoja e Bullgarisë ndaj RMV-së, ekspertja: Është luftë e brendshme politike

16 Nëntor 2020 | 06:42

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë një marrëdhënie të fortë. Bullgaria ishte e para që njohu pavarësinë e Maqedonisë nga Jugosllavia në 1992, por duke theksuar se asnjë gjuhë maqedonase nuk ekzistonte me të vërtetë, pasi ajo ishte një degë e gjuhës bullgare. Çështje që ka shkaktuar debat qoftë mes historianëve, por edhe mes politikanëve

Arritja e një konsensusi është kaq e vështirë për shkak të mbivendosjes së historisë, e madje edhe gjeografisë. Bullgaria ka rajonin e saj historik të Maqedonisë – Maqedonia Pirinska, ose Maqedonia e Pirinit, e cila e ka marrë emrin nga vargu malor që mund ta shihni menjëherë pas meje që shtrihet deri në kufirin grek. Ajo korrespondon me rajonin e sotëm Blagoevgrad, i cili ndodhet mes Maqedonisë së Veriut në njërën anë dhe Greqisë në anën tjetër. Dhe autoritetet bullgare kanë frikë se mund të shfaqen pakica të reja dhe separatizmi.

Marrëdhëniet dypalëshe tensionohen edhe më shumë nga mosmarrëveshjet – domethënë ajo që studiuesit dhe politikanët bullgarë thonë se është një përvetësim i historisë dhe figurave kryesore historike që kanë pasur qytete me emrin e tyre dhe monumente të ndërtuara për ta. 

Gjatë mbajtjes se mandatit të Presidencës së BE në 2018, Bullgaria kishte menduar ta ndryshonte, por qeveria bullgare thotë se Maqedonia e Veriut ka bërë shumë pak për të gjetur gjuhë të përbashkët.

 “Këto çështje mund të zgjidhen duke nënshkruar një dokument të thjeshtë. Fatkeqësisht, Shkupi e hedh poshtë këtë zgjidhje dhe nuk dëshiron të diskutojë për këto çështje. Dhe kjo do të thotë se Bullgaria nuk ka mundësi tjetër përveç të abstenojë për caktimin e një date për anëtarësimin e Maqedonisë në konferencën e parë ndërqeveritare. A do të thotë kjo se procesi është bllokuar? Jo, është vetëm një shtyrje. Më lejoni ta them përsëri, kjo nuk vjen nga Bullgaria”, thotë Krassimir Karakachanov, ministri bullgar i Mbrojtjes.

Megjithatë, përtej përmbajtjes së librave të historisë, ekziston një imperativ i pamohueshëm gjeopolitik që Ballkani Perëndimor të integrohet në NATO dhe BE. Sidoqoftë, sipas ekspertëve, ky proces po largohet nga trazirat e brendshme.

“Kam përshtypjen se fatkeqësisht, kriza politike brenda Bullgarisë dhe paqëndrueshmëria e koalicionit qeverisës ishin arsyeja pse pamë një përshkallëzim të tillë të retorikës, veçanërisht nga nacionalistët”, thotë Vessela Tcherneva nga Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë.

Protestat që shpërthyen mes muajit qershor dhe tetor tronditën qeverinë bullgare. Dhe ndërsa këto protesta u sfumuan për shkak të valës së dytë të pandemisë tashmë politikanët janë përqendruar në zgjedhjet e pranverës 2021.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026