Producenti Harvey Weinstein shpallet fajtor për përdhunim dhe sulm seksual
Gratë që dëshmuan kundër Harvey Weinstein “ndryshuan rrjedhën e historisë”, tha kryeprokurori i Nju Jorkut të hënën pas shpalljes së vendimit ndaj manjatit të filmave.
Juria e shpalli Weinstein fajtor për përdhunim dhe sulm seksual, por jo për akuzat e tjera më të rënda që rëndonin ndaj tij.
67-vjeçari u prangos menjëherë dhe u shoqërua në qeli, ndërsa seanca dëgjimore do të mbahet më 11 mars.
Gjithashtu, shpallja e tij fajtor u pa si një goditje e vonuar ndaj Weinstein, pas pretendimeve për vite të tëra për sjelljen e tij ndaj grave, çka u kthye në një lumë akuzash që i dhanë jetë lëvizjes #MeToo, lëvizjes botërore që i jep zemër grave që të bëjnë para dhe të sjellin para përgjegjësisë burra me pushtet për sjellje të papërshtatshme.
[twitter_feed=https://twitter.com/ManhattanDA/status/1231993558741274626]
Jurisë prej shtatë burrash dhe pesë grash iu desh pesë ditë për ta shpallur fajtor Weinstein për akuzat e sulmit seksual ndaj asistentes së produksionit Mimi Haley në 2006 dhe përdhunimin e një aktoreje të re në një dhomë hoteli në Nju Jork në 2013.
Weinstein mund të dënohet deri me 29 vite burgim
Ai u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda, dy akuza për sulm seksual grabitqar, secila prej tyre e dënueshme përjetë.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë