Programet ekonomike të partive, Gjergj Buxhuku: Qytetarët, të zhgënjyer për mënyrën sesi është qeverisur deri tani
Gjergj Buxhuku, drejtues i Konfindustria komentoi në Euronews Albania sondazhin e realizuar nga Qendra e Studimeve të Konfindustrisë lidhur me programet ekonomike të partive politike për zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas studimit në lidhje me taksimin, 67% e bizneseve mbështesin zbatimin e taksës së sheshtë 9%, ndërsa 33% e bizneseve u shprehen me besim te ulët dhe nuk mbështesnin asnjërën prej propozimeve partiake.
Për këto rezultate, zoti Buxhuku tha se është pikërisht besimi i ulët që ka kushtëzuar në dhënien e përgjigjes së mësipërme.
“Është shkalla e ulët e besimit se këto premtime do të mbahen nga partitë pasi të vijnë në pushtet”, u shpreh ai.
Ai nënvizoi se programet ekonomike që shpalosen partitë politike është më mirë të jenë të hollësishme.
Kjo sipas tij për dy arsye, “e para sepse krijon një ide për faktin sesi do të qeveriset nesër vendi, por nga ana tjetër është i vetmi dokument që të kërkohet llogari nesër”.
“Problemi është që besueshmëria e politikës së sotme shqiptare tek masat e gjera, qoftë qytetarëve dhe biznesit është tepër e ulët. Kjo lidhet me një zhgënjim të madh që kanë qytetarët për mënyrën sesi është qeverisur deri më sot”, përfundoi ai.
Lexoni gjithashtu:
Studimi për bizneset, 67% mbështesin zbatimin e taksës së sheshtë, 33% kane besim të ulët
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta