Programi i vaksinimit, Rama nga Korça: Brenda javës ulim fashën e grupmoshave

6 Prill 2021 | 11:14

Nga Korça ku vizitoi qendrat e vaksinimit kundër COVID-19, kryeministri Edi Rama tha sot se brenda javës pritet që autoritetet të ulin më tej fashën e grup-moshës nga mbi 70 vjeç në mbi 65 vjeç.

“Do shkojmë menjëherë te plus 65 dhe kjo gjë do të fillojë brenda javës, kështu që ata që janë gati 70 dhe 60 plus të përdorin portalin e-albania dhe njëkohësisht do lajmërohen mjekët e familjes,” – tha Rama duke theksuar se sistemi po funksionon shumë mirë.

“Vaksinimi masiv ka të domosdoshëm distancimin” – shtoi kryeministri duke vijuar kritikat në distancë të qasjes së opozitës me një fushatë me mitingje.

“Shikoni Kosovën u desh një fushatë elektorale pa distanca, me marshime për të rritur numrin [e të infektuarve] frikshëm dhe për të kthyer një trend negativ vdekjesh. Shikoni Malin e Zi, një vend ku niveli i infektimeve ishte më i ulëti në rajon, sot ata vazhdojnë të përballen me pasojat e tmerrshme të një fushate elektorale të papërgjegjshme,” – paralelizoi situatën Rama.

Kryeministri në Korçë shoqërohej nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu. Kjo tha se gjatë mbrëmjes së të hënës në Shqipëri erdhën edhe 7,020 doza të tjera Pfizer, teksa deri më 20 prill “pritet të vijnë mbi 22 mijë doza të tjera”.

Ministrja tha se “deri më tani janë vaksinuar mbi 150 mijë të moshuar” dhe procesi vijon me intensitet të lartë.

Prej 11 janarit, kur nisi programi i vaksinimit, në total janë kryer 206,708 injeksione.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026