Programi “Migracion për Zhvillim”, Fabian Kodra tregon procesin e riintegrimit pas kthimit nga Gjermania

30 Shtator 2020 | 17:12

Në moshën 19-vjeçare ky i ri u nis si shumë të tjerë për në Gjermani. Një vit më pas i duhej të kthehej për shkak të vështirësive. Pas kthimit ai është një nga përfituesit e programit global “Migracion për Zhvillim” financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe zbatuar nga GIZ .

Fal këtij programi ai sot punon krahas ndjekjes së studimeve të larta. Për Euronews Albania Fabian Kodra tregon përvojën e tij:

“Synimi im ishte studimi i “bachelor”, u ktheva pasi nuk pata më mundësi ta vazhdoja. Pas kthimit tim në Shqipëri aplikova në universitet ku studioj Informatikë-Ekonomike. Kontaktet e para me Giz i pata në Facebook , bëra aplikim dhe më lajmëruan që je i pranuar. Pas trajnimit po punoj akoma, punoj në recepsion.  Fillimi ishte pak i vështirë nuk njihja asnjë, hera e parë që kërkoja punë në Shqipëri, gjeta staf profesional ,me përvojë pune, dhe siç mund ti shihni janë edhe të rinj, kjo na jep dhe motivim të punojmë dhe sakrifikojmë për vendin tonë. Mendoj se jemi ne dhe duhet të jemi ne që duhet ta bëjmë vendin tonë, sepse ne jemi rinia, jemi e ardhmja”,  tha ai.

Në mungesë të një mbështetje ai tregon se vështirësitë në Gjermani janë të mëdha. 

“Gjermania është shumë e mirë, se unë e shoh që shumë të rinj mosha ime dëshirojnë që të ikin, por unë që kam jetuar dhe e di, nuk është se aty i ke dyert të gjitha të hapura. Unë aty nuk pata asnjë lloj mbështetje nuk është se pata të afërm të mi. Aty thjesht shkova rrija te konviktet e shkollës, por nuk kisha mbështetje. Nuk është kaq e lehtë sa duket nga “Facebook” apo televizori. Për mendimin tim këtu të rinjtë duhet të arsimohen, të marrin zanate”, tha ai.

Programi Global “Migracion për Zhvillim” përqendrohet në riintegrimin e të kthyerve nga Gjermania dhe vendet e treta si dhe adresimin e të gjithë popullsisë. Qëllimi është riintegrimi i të kthyerve dhe krijimi i perspektivave për të gjithë popullsinë.

Në Shqipëri të kthyerit nga migracioni mund të kontaktojnë edhe online me faqen e DIMAK Albania në “Facebook”, ku mund të marrin këshillimin dhe orientimin e duhur në lidhje me nevojat e tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026