Projeksionet e BERZH për Shqipërinë, Meta: Koha për të parandaluar rënien në humnerë

2 Tetor 2020 | 07:00

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka mbajtur të pandryshuar pritshmërinë për ecurinë ekonomike të vendit në vitin 2020, për një rënie prej -9%, duke ulur ndjeshëm edhe parashikimin për rritjen ekonomike vitin e ardhshëm.

Në raportin “Perspektiva Ekonomike Globale në rajonet e BERZH”, thuhet se ekonomia shqiptare pas rënies me 9% në vitin 2020 pritet që të rritet me vetëm 4.5% në vitin 2021.

Këtë projeksion aspak optimist për ekonominë tonë e ka komentuar edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Ai thotë se parashikimi i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim tregon një panoramë të zymtë për të ardhmen e afërt të ekonomisë.

“Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka bërë së fundmi një parashikim të zymtë për të ardhmen e afërt të ekonomisë shqiptare, më negativi jo vetëm për vendet e Ballkanit, por për të gjithë rajonin e BERZH”, theksoi Meta në “Facebook”.

Kreu i shtetit shprehet se për të parandaluar situatën e vështirë, duhet që strukturat shtetërore të marrin masa konkrete, ndërsa apelon që palët t’i përmbahen marrëveshjes së 5 qershorit.

Sipas Metës kjo është qasja kryesore, që duhet të ndiqet nga subjektet politike, me qëllim ruajtjen e stabilitetit ekonomik.

“Në këto kushte çdo përshkallëzim i mëtejshëm i krizës politike në vend, do rrezikonte seriozisht stabilitetin dhe pasigurinë për qytetarët. Koha për parandalimin e rënies në humnerë është tani! Ndaj respektimi i Marrëveshjes së 5 Qershorit, është kyç për stabilitetin politik, por edhe për ekonominë kombëtare dhe atë të çdo familjeje shqiptare”, shton ai.

Lexoni gjithashtu: 

Ekonomia bie me 9%, BERZH: Shqipëria me rënien më të madhe në rajon

                                                                                                                              

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026