Projekti i gazsjellësit, SHBA synon krijimin e një tregu energjetik midis vendeve të rajonit

1 Tetor 2021 | 11:34

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në buxhetin e ri të propozuar nga presidenti Joe Biden morën vendim që t’i akordojnë Kosovës rreth 200 milionë euro për ndërtimin e infrastrukturës së gazit.

Kjo do t’i jepte Kosovës mundësinë për të përdorur gazin si lëndë djegëse kalimtare derisa të ketë mundësi për të përdorur hidrogjen.

Kostoja e projektit që mund të arrijë deri në 600 milionë euro është një nga arsyet pse u refuzua ky projekt nga qeveria e Kosovës. Por pak ditë me parë, në një përgjigje për Zërin e Amerikës një zëdhënës i ambasadës amerikane në Kosovë tha se pjesa më e madhe e financimit do të bëhej nga fondet e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

SHBA-të kërkojnë krijimin e një tregu të qëndrueshëm energjetik midis vendeve të rajonit.

Harta energjetike përfshin interkonektorin që lidh Greqinë dhe Bullgarinë, dhe që do të jetë përcjellës i gazit përmes Bullgarisë në Maqedoninë së Veriut.

Maqedonia e Veriut do të përfshihet në ndërtimin e terminalit të gazit natyror të lëngshëm, pranë qytetit grek Aleksandropulos.

Rreth 55 milionë euro është kostoja për ta lidhur Maqedoninë e Veriut me gazsjellësin në Aleksandropulos, nga të cilat 13 milionë euro të pakthyeshme për këtë projekt janë siguruar nga fondet evropiane.

Në korrik të këtij viti Maqedonia e Veriut dhe Greqia nënshkruan në Athinë marrëveshjen për ndërtimin e gazsjellësit mes dy shteteve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026