Projekti i Sheshit të Flamurit në Vlorë, Dritan Leli: S’lindi nga hiçi, kemi bërë konsultime të shumta
Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli sqaroi për Euronews Albania projektin e rikonceptimit të Sheshit të Flamurit, projekt ky që ka nxitur debat në opinionin publik pasi ka shtyrë qeverinë që të shtetëzojë disa prona private, përfshirë këtu edhe një ndërtesë shumëkatëshe. Ai tha se projekti është ambicioz, është konsultuar në vazhdimësi me ekspertë të fushës dhe do t’i japë Vlorës atë që i mungon për sa i përket trashëgimisë kulturore.
“Projekti e justifikon vërtetë ngjalljen e një debati publik, por ju garantoj se çdo kërkesë dhe çdo opinion i qytetarëve janë marrë në konsideratë dhe u janë përcjellë arkitektëve që në fazat e para, nuk ka lindur asgjë nga hiçi, është vlerësuar në detaje çdo opinion dhe projekt i parashikuar apo miratuar vite pas viti për sheshin,” – tha si fillim Leli duke hedhur poshtë pretendimet se projekti ka kaluar në fshehtësi.
Gazetarja Bruna Çifligu i tha kryebashkiakut të Vlorës se shumë arkitektë të qytetit të kontaktuar nga Euronews Albania janë shprehur se nuk kanë pasur dijeni për projektin, mirëpo Leli tha se ka pasur konsultime të vijueshme ndërsa arkitekti i studios që ka hartuar projektin ka qenë në Vlorë disa herë.
Leli e mbrojti projektin duke thënë se ka pasur një punë voluminoze për të ndërlidhur disa pjesë të sheshit që përcjellin periudha të ndryshme kohore të historisë së Shqipërisë.
“Në kushtet e kontratës duket që punimet të përfundojë brenda një viti me investim që kap vlerën e 8 milionë eurove, ku përfshihet përveç Sheshit të Flamurit edhe hapësirat e tjera dhe sheshin përpara bashkisë, janë të gjitha një ansambël investimesh,” – tha Leli.
“Për t’i qetësuar ata që janë të shqetësuar për hapësirat e parkimit, në godinën shumëkatëshe ka bodrume që janë propozuar që në momentet e para për t’u ruajtur për hapësira parkimi publik, ndërsa ne kemi pasur një vendim të Këshillit Bashkiak për të negociuar marrëveshjen e bashkëpunimit me pronarin e objektit, ajo që ka ardhur si propozim nga studioja e arkitekturës është që tre katet e para të kthehen në një galeri historike e realizmit socialist apo shërbime të tjera publike që i mungojnë qytetit,” – shpjegoi më tej kryetari i Bashkisë Vlorë.
Për sa i përket ndërtesës shumëkatëshe të mbetur pa përfunduar krah Sheshit të Flamurit, kryetari i Bashkisë Vlorë tha se në muajin dhjetor studioja e arkitekturës që hartoi projektin i paraqiti kërkesë bashkisë që të përfshinte në projekt edhe pjesën e një objekti shumëkatësh që qëndron i pambaruar prej vitesh në zonën aty pranë.
Kërkesa në fjalë ka shtyrë qeverinë që të marrë përsipër një vlerë prej 7 milionë eurosh për dëmshpërblimin e pronarëve të këtij objekti.
Lexoni gjithashtu:
Vendoset shembja e 15-katëshit në Vlorë, qeveria do t’i paguajë €7 milionë dëmshpërblim pronarit
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta