Projekti i ”Sheshit të Flamurit” në Vlorë, arkitekti Besnik Aliaj: Duhet gjithëpërfshirje

6 Janar 2021 | 11:19

Arkitekti Besnik Aliaj u shpreh në Euronews Albania se projekti i ri për ‘Sheshin e Flamurit’ në Vlorë duhet të pasqyrojë edhe interesat e komunitetit dhe vlerat e tij historike.

“Së pari dua të sqaroj që këtu ngatërrohen shumë koncepte nga mënyra sesi shprehen njerëzit, specialistët dhe politika. Nuk kemi pse të shkatërrojmë, çdo gjë ka një vlerë, sidomos kur është edhe historike. Rikonceptimi nuk është i pamundur, nuk e konsideroj të pamundur, sepse edhe koha evolon dhe kërkon një gjithëpërfshirje më të mirë në këtë hapësirë publike. Riorganizimi i sheshit nuk ka asgjë të keqe, por në momentin që hyn në këtë proces ka rëndësi mënyra sesi hyn në këtë proces, dhe sesa i pasqyron interesat e komunitetet”, tha ai.

Zoti Aliaj theksoi më tej se tashmë ka ardhur koha që të bëhen ndërhyrje në këtë shesh, por duhet të ketë gjithëpërfshirje.

Ai nënvizoi se për këtë projekt ka shumë pak informacion, pasi po organizohet nga një rreth i caktuar.

“Mendoj që ka ardhur koha që të bëhet një ndërhyrje, e cila meriton respekt dhe gjithëpërfshirje. Së pari dua të them që nuk kam informacion për ketë projekt. Kjo dëshmon që mënyra sesi po organizohet ky operacion është një mënyrë siç thatë edhe ju deri diku e izoluar në rrethe të caktuar, e mbyllur. Nuk ka informacion për projektin. Ka dalë kur ne kemi hyrë në fushatë”, tha arkitekti.

Lexoni gjithashtu:

Debati mbi huanë saudite, Denaj i përgjigjet Metës: Procedura është ligjore, me të njëjtin fond realizohet një tjetër projekt

Rama e Meta replikojnë për një hua nga Arabia Saudite

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026