Projektligji në Kuvend për detin Jon, i heq mundësinë Greqisë të zgjerohet

5 Tetor 2020 | 20:01

Deputeti i opozitës parlamentare, Kostaq Papa ka depozituar në Kuvend një projektligj, i cili sipas tij, i heq mundësinë Greqisë për të zgjeruar kufirin detar në Jon. Drafti propozon që hapësira shqiptare e Jonit të shpallet Det Historik.

Pas debateve të fundit të shuara tashmë, lidhur me 12 milje detare në kufirin shqiptaro-grek, në Kuvend ka mbërritur një projektligj, i synon të shpallë Historik, detin Jon.

I propozuar nga deputeti Kostaq Papa, drafti synon të mbyllë spekulimet në lidhje me problemet që janë shfaqur nga kërkesa e shtetit fqinj për zgjerimin e ujërave detare.

Po ashtu, projektligji synon të mbyllë mundësinë për korrupsion me ujërat detare e detin territorial shqiptar nga nëpunës të shtetit shqiptar gjatë tratativave për marrëveshje me vendet fqinje.

Argumenti kryesor i këtij drafti, është pikërisht, mbyllja përfundimtare e mundësisë së matjeve te gabuara e me shumë përthyerje në detin e Gjirit të Sarandës dhe çon vijën e ujërave tona në koordinatat e duhura e të përcaktuara nga institucionet ndërkombëtare kur u vendosën kufijtë shtetërorë të Shqipërisë.

Sa i përket, ndikimit ekonomik, miratimi i projektligjit nuk pasohet me efekte financiare shtesë, por do të sjellë të ardhura nga shfrytëzimi turistik i kësaj hapësire detare e historike.

Kujtojmë se 2 muaj më parë, Greqia shpalli ambicien për t’u zgjeruar me 12 milje në detin Jon, duke rihapur edhe njëherë debatin për marrëveshjen e vitit 2009, e cila disa vite më parë u anulua nga Gjykata Kushtetuese.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026