Projektvendimi, ndalohet hedhja e mbetjeve të riciklueshme në landfille

25 Maj 2026 | 15:36

Një projektvendim i ri “Për landfillet e mbetjeve” synon të ndryshojë mënyrën e depozitimit dhe trajtimit të mbetjeve në vendin tone. Në propozimin e hedhur për konsultim, vendosen kufizime për mbetjet që përfundojnë në landfill.

Në dokument, parashikon rregulla të reja për projektimin, ndërtimin, funksionimin dhe mbylljen e landfilleve, si dhe objektiva për reduktimin progresiv të depozitimit të mbetjeve që mund të riciklohen apo ripërdoren. Për Ministrinë e Mjedisit, synimi është kalimi nga ekonomia lineare drejt ekonomisë qarkulluese dhe ulja e ndotjes së mjedisit.

Një nga elementët kryesorë të projektvendimit është ndalimi i depozitimit në landfill i mbetjeve të riciklueshme, përveç rasteve kur provohet se hedhja e tyre sjell rezultatin më të mirë mjedisor. Po ashtu, ndalohet depozitimi i mbetjeve të lëngshme, mbetjeve spitalore infektive, gomave të përdorura, si dhe baterive industriale dhe të automjeteve elektrike.

Në relacion thuhet se objektivi afatgjatë është që deri në vitin 2045, vetëm 10% e mbetjeve bashkiake të depozitohen në landfill, në përputhje me objektivat e Bashkimit Evropian.

Projektakti vendos gjithashtu kërkesa më të forta për operatorët publikë dhe privatë të landfilleve, duke përfshirë detyrimin për garanci financiare për operimin, mbylljen dhe monitorimin pas mbylljes së landfillit për të paktën 30 vite.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në afërsi të zonës së Viroit. Sipas informacioneve paraprake, në...
19:16 | 12/07/2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026